Qendra YEA! organizon çdo vit prej tashmë 6 vitesh konkurset e quajtura: “Next Generation Award” dhe “RYAS Changemaker Award” ku marrin pjesë shumë gjimnazistë nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë. Partneriteti prej tashmë 6 vitesh me organizata ndërkombëtare, u jep mundësinë fituesve të vendit të parë të RYAS Changemaker Award të marrin pjesë automatikisht në konkursin europian të sipërmarrjes të quajtur: YouthStart Europe Entrepreneurship Award me një traditë 15-vjeçare. Në këtë konkurs europian të sipërmarrjes, skuadrat tona kanë arritur të fitojnë çmimet: Silver Medal for the Best Business Idea 2021, Bronze Medal for Best Solution for SDG-s 2021, Audience Price of 2021, Bronze Medal for Best Business Idea 2019, Bronze Medal for Best Business Idea 2018, etj.

 

Konkurset e YEA!-s janë të hapura për çdo nxënës/e të shkollave të mesme apo gjimnazeve të republikës së Shqipërisë i cili do të regjistrohet online deri në datën 15. Janar 2022.

 

Në kuadër të konkurseve të saj Qendra YEA! organizon workshope/trajnime mbi sipërmarrjen të cilat ndihmojnë nxënësit për të përgatitur biznes Idenë/Planin e tyre, duke rritur shanset për të patur një paraqitje dinjitoze në këto konkurse si edhe duke pasuruar informacionet e tyre në fushën e sipërmarrjes dhe ekonomisë si edhe pasurojnë CV-të e tyre me çertifikatën tonë.

 

Pjesë e rëndësishme e YEA! Awards janë edhe çmimet monetare për fituesit sipas kategorive të konkurseve. Këtë vit YEA! do të shpërblejë fituesit e tre kategorive të YEA! Awards 2022 duke dhënë në total plot € 3.950,-.

Për më shumë informacione mbi ndarjen sipas kategorive, kushtet e pjesmarrjes në YEA! Awards 2022 si edhe çmimet monetare sipas kategorive të konkurseve do mund ti gjeni në fotoposterat e mëposhtëm ose duke shkarkuar https://yea.al/register-to-yea-award-2022/ programin e YEA! Awards të cilin e gjeni gjithashtu në këtë faqe !!!

 

* Ju mund të regjistroheni në YEA! Awards në njërën nga kategoritë e YEA! Awards 2022 duke klikuar në butonin Register të cilin e gjeni në këtë faqe.

RYAS Changemaker Award 2020

RYAS Changemaker Award 2020 For the second year in a row, the YEA! Center conducts, beside the competitions for ideas and business plans, also the Changemaker competition, which focuses on encouraging young people to prepare and do social project ideas/plans. These projects should be based