Çokollatat e fundvitit 2020

– Përfitojnë 12 nxënës të fshatit Goleme, Mamurras
– Shërbimi kryhet çdo ditë nga e hëna në të premte

Transporti i fëmijëve në shkollë është një problematikë që haset shpesh në Shqipëri dhe përbën një shqetësim madhor për të gjithë prindërit. Ky shërbim ofrohet shumë pak në zona të ndryshme të Shqipërisë, pavarsisht se është një shërbim të cilin duhet ta ofrojnë instuticionet publike përgjegjëse. Pranë Qendrës YEA! na erdhi një kërkesë nga banorët e fshatit Goleme, njësia administrative Mamurras, Kurbin, ku për fëmijët e këtij fshati nuk ofrohej një shërbim i tillë publik.
Falë bashkpunimit me sponsorët e Qendrës YEA! u bë i mundur organizimi i një furgoni me 12 vende, i cili ofron këtë shërbim për fëmijët e fshatit Goleme. Tashmë atyre s‘ju duhet të ecin në këmbë për të paktën 45 minuta, por mund të shkojnë në shkollë me furgon, i cili u mundësua nga shoqata „Projekt Albanien“ në Austri.
Ky projekt ka për qëllim zhvillimin dhe mundësimin e shkollimit të brezit të ardhshëm dhe këtyre fëmijëve, që ju duhej të shkonin në shkollë në këmbë pavarsisht kushteve të motit, ku shpesh herë rruga bëhej e pakalueshme për fëmijët prej shiut dhe gropave të mbushura me ujë, tashmë kanë nje furgon në dispozicionin e tyre.


#YEA! #Entëicklungshilfe #ProjektAlbanien #YoungEntrepreneursAlbania #BetterEducation

Leave a Reply