Edhe sivjet YEA!( Young Entrepreneurs Albania) mori pjese ne projektin e Erasmus + WGT Dialogue for Inclusion 2019. Ky projekt u zhvillua ne 9 Shtator – 13 Shator ne Eindhoven Hollande. Pjesmarres ishin 90 te rinj dhe te reja nga 9 shtete te ndryshme si : Shqiperia, Hollanda, Austria, Bosnia, Sllovenia, Rumania, Ukraina, Franca dhe Suedia. Pjese e grupit te YEA! nga Shqiperia ishin 2 nxenesit e shkolles austriake shkoder “Peter Mahringer” : Sara Kumanova dhe Aldo Sheldija, 2 nxenese nga 2 shkolla te tjera te qytetit Valmira Hoxha “28 Nentori” dhe Arsa Lekaj “Jordan Misja”. Ali Nerguti (Koordinator i YEA!) dhe Alfons Lazri( ish nxenes i shkolles austriake, Koordinator dhe lider grupi) ishin po ashtu pjese e skuadres.
Ne kete projekt u trajtua tematika e emigracionit ku te rinjte bashkendane idete e tyre dhe punuan se bashku per zgjidhje te mundshme rreth temes. Te gjithe pjesmarresit shkembyen idete e tyre per nje integrim gjithperfshires te emigranteve ne shoqeri por gjithashtu zvogelimin e emigracionit ne vendet ku kane emigim te theksuar duke ofruar trajnime, workshope ne vendet ku ne jetojme, ku qellim i ketyre workshopeve dhe trajnimeve do jete zhvillimi i ideve te reja per sipermarres te rinj.
Gjate projektit te rinjte nga backgrounde te ndryshme shkembyen njohurite dhe eksperiencat, keshtu duke u dhene nje vlere te shtuar projekteve dhe ideve te tyre ne te ardhmen.
YEA! HUB nje hapesire qe tashme ekziston prej 3 vitesh ne Shkoder prane shkolles austriake. Nje HUB qe i ofron te rinjve nje hapesire, internet si dhe mbeshtetje per idete e tyre. Kjo hapsire eshte nje alternative perfekte per te kaluar kohen ne menyre produktive dhe kreative ku secili mund te punoje mbi idete e tyre me te rinje nga backgrounde te ndryshme, te cilet shkembejne idete e tyre per te miren e perbashket.
Mirese te vini ne YEA! HUB !