Per vititn e dyte radhazi Qendra YEA! zhvillon krahas konkurseve per ide dhe plane te biznesit gjithashtu dhe Konkursin e Changemaker, i cili ka ne fokusin e tij nxitjen e te rinjeve ne pergatitjen dhe hartimin e Projekt Ideve/Planeve sociale. Projekte te cilat duhet te mbeshteten ne 17 Qellimet Globale per nje Zhvillim te Qendrueshem te miratuar nga OKB ne vitin 2015. Duke bere qe keto Projekte te jene teper te rendesishme sidomos per nje vend ne zhvillim sic eshte Shqiperia ku dhe nevoja e Projekteve te tilla te zhvillimit te qendrueshem eshte edhe me e madhe. Ne finalen e ketij konkursi moren plot 41 nxenes nga 7 Shkolla te mesme ne Shqiperi ku u paraqiten 10 Projekte. Me dt. 09.05.2020 YEA! ka shpallur dhe fituesit e kesaj kategoriet e cilet me pare kane kaluar ne vleresimin e Jurise. Projektet e nxenesve kishin nje nivel shume te larte te pergatitjes dhe pas vleresimeve na rezultoi qe dy nga Projektet me te mira kishin marre pike te barabarta duke mos patur nje Projekt fitues te vetem por dy Projekte fituese. Sipas vleresimeve te bera nga Juria rezultojne fitues keto Projekte:


🥇 – momSupport – 250,– Euro – Shkolla Austriake Peter Mahringer, Shkoder
🥇 – UBite – 250,– Euro – Shkolla Hasan Riza Pasha, Shkoder
🥈 – Eco Smart Bin – Shkolla Kolin Gjoka, Lezhe
🥉 – Biodiesel – Shkolla Pjeter Meshkalla, Shkoder


Znj. Alketa Krymi dhe Z. Bekim Alibali u shpallen si Best Social Entrepreneurship Teacher of the Year 2020 per kategorine Changemaker duke u perfaqesuar nga nxenesit me Projektet e tyre. YEA! ka arritur te gjeje financimin e nevojshem per te bere te mundur qe te dy vendet e para, Projekti momSupport dhe UBite te marrin pjese ne finalen e YouthStart ne Viene e cila pritet te zhvillohet ne pranveren e vitit 2021. Ne kete finale do marrin pjese 2 Koordinatoret e Projekteve se bashku me mesuesit e tyre, gje e cila u be e mundur vetem fale financimit te nevojshme nga Rotary Club Saalfelden te cilet i falenderojme pafund pasi ata e financojne kete konkurs prej dy vitesh. Ky konkurs ka patur nje mbeshtetje te madhe edhe nga Rotary Club Shkoder dhe Rotaract Club Shkoder. Idete kryesore te ketyre 4 Projekteve ishin:


momSupport – “Aplikacioni yne ose “momSupport” eshte per te gjitha mamate beqare. Aty ato gjejne sherbime dhe informacione qe i ndihmojne ne jeten e perditshme, lehtesojne perditshmerine e tyre. Mbi te gjitha momSupport ofrohet falas“. Ky Projekt u punua nga nxenesit: Pamela Marku, Tom Vuksani, Alba Pjeshka nxenes te shkolles Peter Mahringer – Shkoder nen kujdesin e mesuesit Bekim Alibali.


UBite – “Projekti do te bazohet ne nje app, ose fillimisht vetem ne nje website, ku familjet qe kane teprice ushqimi ose thjesht duan te gatuajne per te varfrit, na kontaktojne dhe ne bejme transportin e ushqimit te familjet qe kane nevoje“. Ky Projket u punua nga nxenesit: Kledis Fusha, Elma Dema, Elma Mesi, Mirvjen Borici nxenes te shkolles hasan Riza Pasha – Shkoder nen kujdesin e mesueses Alketa Krymi.


Eco Smart Bin – “ Projekti yne ka te beje me uljen e ndotjes se mjedisit,duke krijuar nje smart bin me ane te arduinos ,ku kapaku do te hapet vete me ane te dy sensoreve dhe te mase perqindjen e mbushjes se koshit,koshin e kemi lidhur dhe me blynk app“. Ky Projekt u punua nga nxenesit: Valento Bardhoshi, Armando Gjoni, Daniel Frrokaj, Samuel Cara, Gjergj Cumraku nxenes te shkolles Kolin Gjoka – Lezhe nen kujdesin e mesuesit Jetmir Shtjefni.


Biodiesel – “ Kthimi i vajit te perdorur te gatimit ne nje karburant alternativ“. Ky Projekt u punua nga nxenesit: Orjeta Pjetri, Flavio Luku, Enxhi Qershija, Era Hasaj, Anileda Ramaj nxenes te shkolles Pjeter Meshkall – Shkoder nen kujdesin e mesueses Çiljeta Daberdaku.

Falenderojme Jurine e cila me pergjegjesi te plote ka bere vleresimin e ketyre projekteve dhe arriti te perzgjidhte si fituese keto projekte me karakter social, qe ne shpresojme shume ti shohim ne te ardhmen te zbatohen nga keto nxenes.

Falenderojme perzemersisht te gjithe mbeshtetesit dhe Partneret tane pa te cilet ky konkurs nuk do ishte i mundur.

Partneret e YEA!


Rotary Club Saalfelden – www.rotary.at/clubs/rc-saalfelden
IFTE – Initiative for Teaching Entrepreneurship – www.ifte.at 
YouthStart – www.youthstart.network

YEA! – Team

Gernot Scheffknecht – Director of YEA! – director@yea.al
Ali Nerguti  – Project Coordinator of YEA! – alinerguti@yea.al
Alfonz Lazri – Creativ Director of YEA! – alfonzlazri@yea.al
YEA! Volunteers

Leave a Reply