ERASMUS+ : Future Roots 2019

yea.al

Projekti ERASMUS+ : “FUTURE ROOTS” u zhvillua këtë vit nga 12 shtator deri më 15 shtator në Eindhoven, Holandë. Të rinj nga Shqipëria, dhe shumë të tjerë nga vende nga më të ndryshme, si: Austria, Rumania, Nepali, Holanda, Franca, Bosnje Hercegovina dhe Afrika morën pjesë në këtë projekt. 

Anëtarët e grupit shqiptar ishin 6 vullnetarë nga organizata YEA! (Young Entrepreneurs Albania), 4 prej tyre nxënës në Shkollën Austriake: Sara Kumanova, Odeta Rama, Agli Golemi, Xhoi Pavaci. Alfons Lazri (ish nxënës i Shkollës Austriake) ishte koordinatori i grupit.

Të gjithë pjesëmarrësit përfunduan programin 3-ditor që bënte fjalë për një integrim më të mirë të migrantëve, refugjatëve dhe se si të rinjtë vendas mund t’i ndihmonin ato të përshtateshin më shpejt dhe më mirë. Në kuptim të përmbajtjes, të rinjtë adresuan situatën aktuale të emigrantëve dhe çështjen e migracionit në Evropë. Nëpërmjet bisedimeve, fjalimeve, seminarit dhe debateve të krijuara të rinjtë arritën të shprehin mendimet e tyre mbi temen e dhënë, duke arritur kështu në konkluzione të ndryshme. Pika më kryesore ishtë kontributi që mund të jepnin këto të rinj vendas, për të ndihmuar në një integrim më të mirë të emigranteve dhe refugjatëve.

Gjatë kësaj konference u mbajtën fjalime, u krijuan bisedime, debate, punë në grup si dhe seminare. Në këtë mënyrë të rinjtë arritën të njihnin njeri-tjetrin, arritën të mësonin më tepër mbi kultura të huaja, gjithashtu të gjithë patën mundësinë të bënin disa mendime më të thëlla e të detajuara mbi temën e dhënë, dhe jo vetëm por edhe disa projekte të shkurtra duke paraqitur kështu idetë e tyre më konkretisht. Iu dha një vëmëndje kaq e veçantë një teme të tillë si përbuzja dhe në një farë mënyre mospranimi në shoqëri i po këtyre lloji të popullsisë (emigrantëve, refugjatëve) po merr një rritje me përmasa të mëdha.

Pasi, sic tashmë mund të jeni të informuar, në vjeshtën e vitit 2017, YEA! HUB u hap në Shkollën Austriake, prandaj më duhet të përmend gjithashtu që kjo hapësirë i ka ardhur shumë në ndihmë nxënësve të shkollës.