Qendra YEA! në kuadër të përmbushjes së qëllimit të saj organizon dhe zbaton projekte të ndryshme sociale në komunitet. Në tetor të vitit 2020, me një vendim unanim të bordit drejtues, u vendos të bëhen ndryshime statutore me qëllim zbatimin e aktiviteteve të ndryshme humanitare dhe projekteve sociale të cilat synojnë të krijojnë një barazi shoqërore.

Falë partneritetit me shoqatën Austriake “Projekt Albanien, Verein für Entwicklungshilfe”, Qendra YEA! në mënyrë të përmuajshme zbaton projekte të cilat bazohen në parimet e “ndihmës për vet´ndihmë” dhe “ndihmës për zhvillim”. Fokusi i këtyre projekteve janë kryesisht të rinjtë dhe gratë në situata vulnerabël ku nëpërmjet trajnimeve, edukimit joformal si dhe ndihmës direkte apo informacioneve të ndryshme ne arrijmë të krijojmë një impakt pozitiv tek ata të cilët kanë më së shumti nevojë.

Për realizimin e këtyre projekteve Qendra YEA! krijon partneritete me organizata të Shoqërisë Civile, Instuticione Shtetërore dhe Lokale, të cilat mbështesin dhe u bashkohen projekteve dhe iniciativave që Qendra YEA! ndërmerr.

#YEA!SocialActivities #ProjektAlbanien #NoOneLeftBehind #OneWorldCitizens #DreamitLoveitDOit

Ndihma per permbytjet

Pranë familjeve në zonat e përmbytura!   Pranë familjeve në zonat e përmbytura! Bashkia e Shkodrës me mbështetjen e Qendrës YEA! – Young Entrepreneurs Albania, ka ndihmuar familje në fshatin Trush të Nj.A. Berdicë me bazë ushqimore për gjënë e gjallë. Duke u mbështetur tek