YEA! Scholarships

Hyrje: Young Entrepreneurs Albania (YEA!) është e lumtur të njoftojë fillimin e Programit të Bursave për vitin akademik 2023/2024. Ky program synon të mbështesë studentët nga shkollat private që marrin pjesë aktivisht në programin YEA! Afterschool. Nëpërmjet kësaj nisme, synojmë të njohim dhe të shpërblejmë nxenesit shkëlqyer që tregojnë një kombinim të shkëlqyeshëm midis shkollës dhe angazhimit në veprimtarite pas-shkollore.

Kriteret per Aplikuesit:

  1. Pjesëmarrje Aktive në Programin YEA! Afterschool: Aplikantët duhet të kenë marrë pjesë ne menyre konstante në programin YEA! Afterschool gjatë vitit akademik 2023/2024. Pjesëmarrja aktive dhe angazhimi në aktivitetet e programit do të konsiderohen favor.
  2. Performanca Akademike: Aplikantët duhet të tregojnë një rritje ne aspektin akademic, duke treguar permiresim në studimet e tyre. Kjo mund të dëshmohet përmes deftesave ose letra të rekomandimit nga mësuesit.
  3. Nevoja Financiare: Do të jepet përparësi studentëve nga familjet me nevojë të dëshmuar financiare. Aplikantëve do t’u kërkohet të japin informacion mbi situatën ekonomike të familjes, duke përfshirë të ardhurat familjare dhe çdo vështirësi financiare relevante. Vetem ne menyre deklarative, nuk nevojitet dokumentacion vertetues!
  4. Letra e Motivimit: Motivacioni i shprehur nga vete nxenesi!

Procesi Aplikimit:

  1. Studentët e interesuar duhet të plotësojnë Formularin Zyrtar të Aplikimit për Bursë të YEA!, i cili do të jetë i disponueshëm përmes koordinatorit të programit YEA! Afterschool.
  2. Së bashku me formularin e aplikimit, aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin vijues: Deftesat ose raportet e notave per vitin shkollor 2023-2024, si dhe vleresimi i #FutureTeachers ne lidhje me mbarevajtjen ne YEA! Afterschool. Çdo dokumentacion shtesë që mbështet përshtatshmërinë dhe kualifikimet e aplikantit.
  3. Afati perfundimtar i aplikimit eshte data: 6 maj 2024.
  4. Një komitet seleksionimi nga YEA! dhe donatoret e programit do të shqyrtojë të gjitha aplikimet dhe do të zgjedhë fituesit e bursës bazuar në kriteret e përshtatshme të përshkruara më sipër.

Detaje te Tjera:

  • Numri dhe vlera e bursave të dhëna do të caktohen bazuar në fondet e disponueshme dhe cilësinë e aplikantëve. Por ne asnje rast vlera e akorduar sdo jete me shume se 500, — Euro!
  • Fituesit e bursës do të njoftohen për zgjedhjen e tyre dhe do të furnizohen me udhëzime të mëtejshme në lidhje me shpërndarjen e fondeve
  • Fondet e bursës mund të përdoren për të mbuluar tarifat e shkollimit, materialet mësimore, ose çdo shpenzim tjetër relevant të lidhur me arsimimin e fituesit.

Programi i Bursave YEA! 2023/2024 prezanton një mundësi te shkelqyer për studentët talentuar dhe të merituar për të marrë mbështetje financiare dhe njohje për arritjet e tyre.

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni ne info@yea.al

Dokumentet e nevojshme:

1 – Certifikatë familjare

2 – Letër shoqëruese e shkruar nga studenti (Sipas modelit që kemi bërë dhe që mund ta plotesoje direkt)

3 – Lista Notash te semestrit 1 & 2 per vitin shkollor 2023/2024

4 – Çdo dokumentacion shtesë që mbështet pranueshmërinë dhe kualifikimet e aplikantit.

Cover Letter Template
Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Sipas Certefikates Familjare
Banimi apartament/shtepi private:
Konvikt
Nese femija jeton ne konvikt ju lutemi mos harroni te bashkengjisni me dokumentat e tjere edhe nje vertetim nga Konvikti ku qendron femija juaj.
A keni makine ne pronesi?
Te ardhurat familjare mujore
Pyetja ka per qellim te kuptoje te ardhurat totale ne familje dhe jo vetem te nje anetari te punesuar!
Click or drag a file to this area to upload.
Ju lutemi para se te ngarkoni dokumentat sigurohuni te krijoni nje dosje ne kompjuterin tuaj ku ne ate dosje te jene te gjitha dokumentat e kerkuara nga YEA!. Ketu ngarkoni te gjithe dosjen me te gjitha dokumentat e perfshira.
Vertetoj qe deklarimet e mesiperme dhe dokumentat e paraqitura jane te verteta!