Thirrje e dyfishtë #x2

 
Qendra YEA! ka nisur programin më të ri të quajtur “YEA! Afterschool”, program i cili synon të krijojë mundësi për #rezultate më të mira në mësime për nxënësit nga klasa 6-11, mundësi #punësimi për maturantët ekselentë dhe efekt #pozitiv socio-ekonomik për familjet e këtyre nxënësve.
 
Thirja #1 – Nxënës nga klasa e 6-11 mund të rregjistrohen në YEA! Afterschool, për të ndjekur #falas një/disa prej kurseve tona. Për tu rregjistruar në kurset YEA! Afterschool, klikoni në këtë link për të plotësuar formularin: https://yea.al/yea-afterschool-registration/
 
Thirja #2 – Maturantë/e ekselentë të shkollave të mesme, që kanë pasion mësimdhënien dhe duan të angazhohen me #punë përkundrejt #pagesës , mund të aplikojnë në programin #FutureTeachers pjesë e programit YEA! Afterschool dhe të krijojnë një eksperiencë të parë pune. Aplikimet do të vazhdojnë deri me datë: 25.09.2022 dhe aplikimi kryhet online në këtë link: https://yea.al/yea-future-teacher/
 
Pasi të kryeni rregjistrimin, ne ju kontaktojmë për të kryer rregjistrimin final në kurset/lëndët përkatëse, dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe #YEA!JobInterview !
 

Nxitoni të rregjistroheni – Pjesmarrja është e limituar

 
Ky projekt financohet nga shoqata austriake #ProjektAlbanien, dhe zbatohet nga Qendra YEA! në bashkëpunim me #BashkiaShkodër dhe #QendraRinoreAtelie.
 
Kurset YEA! Afterschool do të zhvillohen çdo ditë, nga e hëna në të premte në orën 16:00 deri 18:00 në ambjentet e Qendrës Rinore Publike Atelie (kati 2, 4 & 5), sipas orareve të caktuara.
 
Shikoni Fotoposterat për të mësuar më shumë në lidhje me kushtet e aplikimeve dhe detaje të tjera në lidhje me këtë projekt.
 
YEA! – Dream it, Love it, DO it !
 
 

Në YEA! Afterschool mund të regjistrohen nxënës të klasave 6 – 11.

Ju mirëpresim !

Rregjistrimet vazhdojnë në çdo kohë !!

Aplikoni për punë si mësimdhënës i ardhshëm !

YEA! Dream it, Love it, DO it !

Në YEA! Future Teachers mund të aplikojnë maturantët ekselentë të shkollave të mesme në #Shkodër. 

 

 Afati i fundit i aplikimeve: 25.09.2022