Nënshkrimi i marrëveshjes së rregullores YEA!

Deklaroj që unë, pasi te nënshkruaj kete rregjistrim, do te pranoj dhe respektoj te gjitha rregullat e YEA! .
1. Konfirmoj që do të respektoj kodin e sjelljes i cili i kërkon anëtarëve, stafit dhe pjesmarrësve te respektojne njëri-tjetrin, vlerat, besimin fetar, orientimin seksual, racën, moshën dhe aftësinë ndryshe.
2. Brenda ambjenteve te YEA!  ndalohet rreptësisht pirja e duhanit, alkolit dhe konsumimi i lëndëve narkotike.
3. Ndalohet gjithashtu dëmtimi i pajisjeve, mureve, dritareve dhe i te gjitha mjeteve të tjera që ndodhen brenda ambjentit të YEA! .
4. Brenda ambjenteve të YEA!  ndalohen sjelljet e pahijshme, agresive dhe të dëmshme në marrëdhënie me të tjerët.
5. Konfirmoj që Organizata YEA! ka te drejte të ketë dhe të përdorë fotografitë dhe videot, në të cilat jam prezent, të bëra gjatë aktiviteteve ku jam pjesmarrës, dhe ti publikoje ne rrjetet e saj sociale.(Facebook, Instagram, Website, etj )