YEA! Next Generation Award 2021

Pershendetje miq !!!

Kemi kenaqesine te ndajme me ju disa nga momentet e finales se konkursit Next Generation Award 2021 i cili eshte i ndare ne dy kategori 1- Best Business Idea & Best Buusiness Plan.

Ne keto konkurse moren pjese 15 Skuadra nxenesish gjimnaziste me 50 nxenes ne total nga 5 shkolla te ndryshme nga Shkodra, Lezha dhe Kopliku.

Juria e ketij konkursi perbehej nga 5 anetare, profesioniste te fushave te ndryshme kryesisht te fushes se ekonomise dhe sipermarrjes, per me shume ata jane:

1- Dr. Sokol Ndoka – Zv. Dekan i fakultetit te ekonomise dhe Drejtor i Programeve Master prane Universiteti Europian i Tiranës

2- PhD. Elvisa Drishti – Lektore prane Universiteti Luigj Gurakuqi ne Fakultetin Ekonomik per lenden e Kerkimeve Shkencore dhe Statistikes

3- Prof. Arian Gjura – Lektor prane Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ne Fakultetin Ekonomik, dega Turizem dhe gjithashtu Sekretar i Rotary Club Shkoder

4- Z. Engjell Gjugja – Koordinator Projektesh ne Qendra Rinore Atelie dhe anetar i Keshillit Rinor Kombetar

5- Z. Ervin Ceraj – Sipermarres ne fushen e Kultivimit dhe perpunimit te bimeve medicinale dhe aromatike ne zonen e Malsise Madhe, Themelues i Vajra Malesie www.bima.al

Pasi skuadrat prezantuan me rradhe perpara Jurise ne fund rezultuan fitues keto skuadra:

 Best Business Idea 2021

1-Wave The Trainers –  250 Euro – Shkolla Peter Mahringer – Nxenesit: Endri Kopliku, Tea Zeqja, Airton Sokoli

2-Tickquick – Shkolla Peter Mahringer – Nxenesit: Edona Zefi, Ersi Spahija, Iris Muçmeraj

3-Fairy Child – Shkolla Peter Mahringer – Nxenesit: Endri Hotaj, Sindi Isufi, Egi Hoxha, Noena Bici

Best Business Plan 2021

1-Gentleman Run –  350 Euro – Shkolla Peter Mahringer – Nxenesit: Eni Mandija, Drian Hoxha, Kevin Xhunga

2-Little Bees – Shkolla Sherif Hoxha, Koplik – Nxenesit: Ardita Qukaj, Elsamira Hysaj, Samira Bercaj, Elmedina Zekaj

3-Eco Decor – Shkolla Ate Pjeter Meshkalla – Nxenesit: Mikaela Draga, Xhulia Hila, Dea Shimaj, Sara Marketa

SPECIAL PRICE-Best Entrepreneurship Teacher of the Year 2021 per te dyja kategorite u shpall Mag. Florian Offner per arritjet e marra nga nxenesit e tij.

Gjithashtu Qendra YEA! mundosoi dhenien e cmimit “Most Liked Projekt 2021” duke votuar te gjitha skuadrat per projektin me te pelqyer dhe fitues u shpallen #EcoDecor & #MotionTrack duke fituar dhe cmimin prej 150 Euro

Qendra YEA! edhe njehere falenderon te gjithe mbeshtetesit, partneret, mesuesit, nxenesit si dhe donatoret e saj qe tashme prej 5 vitesh bejne te mundur zhvillimin e ketyre konkurseve.

Per informacione me te detajuara vizitoni websiten tone www.yea.al ku pas disa ditesh do te gjeni dhe nje raport te detajuar te ketyre aktiviteteve.

Nderkohe ju ftoj te shijoni fotot dhe impresionet e ketyre konkurseve.

Ju Faleminderit !!!