YEA! “next generation vol. 4” Award 2020

yea.al

Prej vitesh Qendra YEA! Young Entrepreneurs Albania organizon konkurset e Ideve dhe Planeve te Biznesit per nxenesit e Shkollave te mesme te quajtura ndryshe si YEA! “next generation” Awards 2020 dhe kete vit u zhvillua vol. 4 i ketyre konkurseve. Konkursi ishte I ndare ne dy kategori Best Business Idea Award dhe Best Business Plan Award dhe moren pjese nxenes nga 12 gjimnaze te ndryshme te Shqiperise, nga nje total prej 84 nxenesish, te ndare ne 24 grupe/projekte. Cdo grup ka patur dhe mbeshtetjen maksimale nga ana e mesuesve te tyre, te cilet gjejme rastin ti falenderojme perzemersisht per kontributin e tyre ne zhvillimin dhe nxitjen e sipermarrjes tek nxenesit e tyre.

Kete vit Konkurset u zhvilluan ne nje situate komplet ndryshe nga cdo vit tjeter si pasoje e COVID-19  dhe perveq ideve te reja qe nxenesit sollen, veqanti kishte dhe vete procesi i zhvillimit te ketyre konkurseve ku gjithcka eshte bere vetem online. 

Juria e ketyre konkurseve ka patur nje jave kohe ne dispozicion per te bere vleresimin e ketyre projekteve, vleresim te cilin e kane bere ne baze te kritereve qe YEA! ka shpallur qe ne fillim ne prezantimin e programeve te konkurseve.

Pas vleresimeve te bera nga Juria rezultuan fitues keto Projekte:

YEA! “next generation vol. 4” Award 2020 – Best Business Idea 

? – Muji – 250,– Euro – Shkolla Austriake “Peter Mahringer”, Shkoder 

? – Human Watch – Shkolla Austriake “Peter Mahringer”, Shkoder
? – Agro Turizem Lepushe – Shkolla Hamdi Bushati, Shkoder

Z. Bekim Alibali u shpall si Best Entrepreneurship Teacher of the Year 2020 per kategorine Business Idea duke u perfaqesuar nga grupi me Projektin – Muji.

Idete kryesore te ketyre 3 Projekteve ishin:

Muji – ‘‘Muji vjen nga vetë emri i legjendave të Mujit dhe është një projekt i përqëndruar në krijimin e filmave të shkurtër të animuar për fëmijë, të bazuar në legjendat shqiptare, duke gërshëtuar argëtimin, kulturën dhe dijen në një aplikacion të vetëm“.

Human Watch – ‘‘Produkti ynë është një aksesor, konkretisht një orë, e cila i ndihmon moshën e tretë të popullsisë të jetojnë jetën e tyre të sigurt dhe të pavarur. Ora jonë funksionon me anë të përçimit të të dhënave mjeksore tek njerëzit përkatës të përkujdesit“.

Agro Turizem Lepushe – ‘‘AGT-Lepusha i perfshin te gjitha. Cdo produkt bio i fshatit te mbjella vete nga ne,fruta ,perime dhe te gjitha produketet e qumshtit+shitja e tyre.Do te kemi:fermen tone ,bujtine,kamping.Panaire tradicionale. Eksplorim natyre per turistet.Park, etj“.

YEA! “next generation vol. 4” Award 2020 – Best Business Plan 

? – Pushimist – 350,– Euro – Shkolla Hasan Riza Pasha, Shkoder
? – Infotainment System – Shkolla Austriake Peter Mahringer, Shkoder
? – Zanati – Shkolla Hasan Riza Pasha, Shkoder

Znj. Alketa Krymi u shpall si Best Entrepreneurship Teacher of the Year 2020 per kategorine Business Plan duke u perfaqesuar nga grupi me Projektin – Pushimist.

Idete kryesore te ketyre 3 Projekteve ishin:

Pushimist – ‘‘Krijimi i nje rrjeti zinxhir pune dhe kontaktesh qe do te ndihmoje ne zhvillimin e Turizmit ne Shqiperi. Kjo duke analizuar mire tregun aktual, duke identifikuar te gjitha problemet dhe duke bere te gjitha permiresimet e nevojshme, gje e cila sjell ne rritje te numrit te Turistave dhe permiresimin e kushteve per turistet e huaj“.

Infotainment System – ‘‘ Ky projekt ben te mundur dixhitalizimin e informacioneve te ndryshme dhe shfaqjen e tyre ne nje tabele elektronike. Eshte i pershtatshem per cdo lloj biznesi si shkolla, dyqane, hotele etj“.

Zanati – ‘‘Krijimi i nje Pazari te ri te organizuar ne zonen e qytetit te Shkodres, ku te kene mundesi te shiten te gjitha produktet Bio qe prodhohen ne zonat perreth, por jo vetem ato ushqimore, por edhe tradicionale te cilave cdo dite e me shume shtohet vlera dhe kerkesa per to“.

Falenderojme Jurine e cila me korrektesi dhe profesionalizem kane vleresuar te gjitha projektet, dhe gjate takimeve online qe YEA! ka zhvilluar me antaret e Jurise ata jane shprehur qe projektet e ketyre nxenesve jane shume ambicioze dhe do ishte me shume rendesi dhe realizimi konkret i ketyre ideve, me bindjen qe keto projekte do te ndihmonin ne rritjen ekonomike dhe permiresimin infrastrukturor te vendit tone.

Falenderojme perzemersisht te gjithe mbeshtetesit dhe Partneret e YEA! qe bejne te mundur zhvillimin e ketyre konkurseve.

YEA! Partners

IFTE – Initiative for Teaching Entrepreneurship – www.ifte.at 

YouthStart – www.youthstart.network

YEA! – Team

Gernot Scheffknecht – Director of YEA! – director@yea.al

Ali Nerguti  – Project Coordinator of YEA! – alinerguti@yea.al

Alfonz Lazri – Creativ Director of YEA! – alfonzlazri@yea.al

YEA! Volunteers

[origincode_photo_gallery_wp id=”2″]