Ndihmat e pas Tërmetit

yea.al

Ndihmat e pas Tërmetit

– 17 Familje përfituese të Projektit

– Kanë përfituar vetëm banorët nga njësia administrative Thumanë, Krujë.

– Përfitojnë materiale ndërtimore për vetërregullimin e kushteve shtëpijake

– Ndihmë për Vetëndihmë

Qendra YEA! ka realizuar projektin „Ndihmë për Vetëndihmë“ në rindërtimin e shtëpive në njesinë Administrative Thumanë, Krujë. Nga ky projekt kanë përfituar 17 familje në nevojë dhe me kushte JO normale jetese, ku Qendra YEA! ka bërë shpërndarjen e të gjitha materialeve të ndërtimit me të cilat ato kanë vetërregulluar shtëpitë e tyre. Për kujtesë: Thumana u prek më së shumti nga Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 ku humbën jetën 25 persona nga 51 gjithsej në të gjithë Shqipërinë dhe mbeten te pastrehë më shumë se 512 familje. 

Në këto shtëpi janë dërguar materiale të ndryshme ndërtimore ku me to janë ndërtuar: 5 çati të reja nga fillimi + tavanet e këtyre shtëpive, 4 tualete me paisjet përkatëse, 25 dritare, 15 dyer, soba për ngrohje, dhe materiale të tjera të ndryshme plotesuese si hekur, cement, rërë, gëlqere, etj. 

Ky projekt nga vetë emri “Ndihmë për Vetëndihmë” është konceptuar që këto familje dhe persona që janë ndihmuar dhe përkrahur të aktivizohen duke punuar vetë në shtëpitë e tyre. Kjo ka bërë të ulen kostot dhe në këtë mënyrë me një buxhet modest u arrit të ndihmohen dhe të përmirësohen kushtet shtëpiake të 17 familjeve në Thumanë.

Ky Projekt u zbatua nga Koordinatori i projekteve të Qendrës YEA!, Ali Nerguti, i cili ka ndjekur këtë projekt nga afër.

Vlen të theksojmë që bashkpunimi i zyrave e njësisë vendore Thumanë me stafin e Qendres YEA! ka qenë i shkëlqyer dhe ata kanë qenë në dispozicion për çdo informacion apo ndihmë që na nevojitej. Identifikimi i familjeve të cilat janë ndihmuar nga Qendra YEA! janë përzgjedhur duke u konsultuar me punonjësit e shërbimeve sociale të kësaj njësie, si dhe miratuar nga Kryetarja e njësisë.

Ky projekt ka zgjatur vetëm 4 muaj dhe kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga punët e kryera deri më tani dhe ndryshimet e pësuara të shtëpive, duke ju mundësuar këtyre familjeve kushte pak më normale jetese.

#YEA!Builders #ProjektAlbanien #Betterlifeconditions #YoungEntrepreneursAlbania