,

Shqipëria në YouthStart 2026 në Shkup

Ekipet shqiptare morën pjesë në YouthStart European Entrepreneurship Award 2026 në Shkup, Maqedonia e Veriut. Mes projekteve të prezantuara nga Shqipëria ishin NeuroLight dhe Fluxion AI.

Nga YEA! Awards në finalen europiane

YEA! Awards u dha ekipeve fituese mundësinë të përfaqësonin Shqipërinë në Shkup. Në finale, nxënësit prezantuan projektet e tyre dhe shkëmbyen përvoja me bashkëmoshatarë nga vende të tjera. Urime të gjitha ekipeve për punën dhe përfaqësimin e Shqipërisë!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në YouthStart 2026
Pjesëmarrëse shqiptare me certifikata në YouthStart 2026

Faleminderit, Projekt Albanien

Prej vitesh, Projekt Albanien është mbështetësi më i madh i YEA! dhe vazhdon të mbështesë programin AfterSchool dhe programet e të nxënit për të rinjtë. Faleminderit që u krijoni të rinjve mundësi për të mësuar, për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për t’i vënë në praktikë.

Logoja e Projekt Albanien

Faleminderit sponsorëve

Falënderojmë gjithashtu Shkollën Austriake “Peter Mahringer”, Shkodër, për mbështetjen si sponsor.