, ,

Code Week 2026 po zhvillohet në YEA!

Sot, më 13 nëntor 2026, në qendrën YEA! në Shkodër po zhvillohet Code Week 2026, një aktivitet kushtuar programimit, teknologjisë dhe kreativitetit digjital për nxënësit e klasave 6–9.

Përmes lojërave, ushtrimeve praktike dhe sfidave interaktive, pjesëmarrësit po njihen me konceptet bazë të programimit dhe inteligjencës artificiale, duke zbuluar se si teknologjia mund të përdoret për të krijuar dhe zgjidhur probleme.

Të mësojmë duke krijuar

Aktiviteti synon të nxisë mendimin logjik, kreativitetin dhe bashkëpunimin mes të rinjve. Nëpërmjet një qasjeje praktike dhe argëtuese, nxënësit kanë mundësinë të eksperimentojnë me teknologjinë dhe të ndërmarrin hapat e parë në botën e programimit.

Me Code Week, YEA! vazhdon angazhimin për t’u ofruar fëmijëve dhe të rinjve mundësi për të zhvilluar aftësi digjitale dhe për të zbuluar potencialin e tyre krijues.

Falënderojmë Projekt Albanian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj programeve edukative dhe aktiviteteve të të nxënit në YEA!.

Na ndiqni për më shumë momente nga Code Week 2026!