, ,

Përfundon Code Week 2026 në YEA! – Programim, kreativitet dhe zbulim

Young Entrepreneurs Albania (YEA!) përmbylli me sukses aktivitetin Code Week 2026, një përvojë edukative kushtuar nxënësve të klasave 6–9, me fokus programimin, inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e aftësive digjitale.

Gjatë aktivitetit në Shkodër, pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me konceptet bazë të programimit përmes lojërave dhe ushtrimeve praktike. Aktiviteti synoi të nxiste mendimin logjik, kreativitetin, zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimin, duke e bërë teknologjinë më të kuptueshme dhe tërheqëse për fëmijët.

Teknologjia si mundësi për të krijuar

Përmes Code Week, YEA! vazhdon angazhimin për t’u ofruar të rinjve hapësira ku mund të eksperimentojnë, të mësojnë dhe të zhvillojnë ide të reja. Qëllimi ynë është që fëmijët të mos jenë vetëm përdorues të teknologjisë, por të fitojnë besimin dhe njohuritë për të krijuar me të.

Momente nga aktiviteti

Mirënjohje për mbështetësit tanë

Një falënderim i veçantë shkon për Projekt Albanian, mbështetës i kahershëm i YEA!, për kontributin e vazhdueshëm në programet tona pas shkollës dhe në krijimin e mundësive të të nxënit për fëmijët dhe të rinjtë. Falënderojmë gjithashtu të gjithë donatorët, partnerët, mentorët dhe pjesëmarrësit që kontribuojnë në realizimin e aktiviteteve tona edukative.

Faleminderit të gjithë nxënësve për energjinë dhe kuriozitetin e tyre. Rrugëtimi ynë në botën e teknologjisë vazhdon!