Paketa ushqimore për familje në nevojë

– Ndihmohen 60 Familje çdo muaj

– Përzgjedhje e ushqimeve

Qendra YEA! që prej muajit korrik 2020 ka filluar shpërndarjen e përmuajshme të 30 paketave ushqimore për familjet në nevojë. Në shtator 2020 kemi rritur numrin e paketave ushqimore duke i dyfishuar ato në 60 paketa. Këto paketa ushqimore përfitohen nga familje në nevojë, ku në përbërjen e tyre familjere kanë të ardhura mujore të pamjaftueshme, ose në rastin më të keq janë të papunë, por natyrisht që një pjesë e këtyre paketave përfitohen nga personat me aftësi të kufizuar.

Prej muajit nëntor 2020 Qendra YEA! ka bashkpunuar me zyrën e Shërbimeve sociale të bashkisë Shkodër, për të bërë të mundur përzgjedhjen e përbashkët të familjeve përfituese në mënyrë që identifikimi dhe përzgjedhja e këtyre familjeve të jetë samë objektive dhe e mirëkordinuar. 

Me përkeqësimin e gjëndjes ekonomike në shumë familje shqiptare, Qendra YEA! në bashkpunim me shoqatën „Projekt Albanien“ në Austri ka menduar të dyfishojë numrin e paketave ushqimore mujore në 120 të tilla.

Paketat ushqimore janë menduar të jenë një ndihmë për këto familje në nevojë dhe mbi të gjitha ofrohet mundësia e vetëzgjedhjes së produkteve nga përfituesit duke pasur të ndaluar vetëm blerjen e duhanit dhe alkolit. Pra, në vlerën prej 3,600.– ALL ato mund të plotësojnë shportën e tyre me ushqimet më të nevojshme.

Të gjitha paketat ushqimore mund të tërhiqen në Market Fraval, Bulevardi “Skënderbeu” Shkodër. 

 

 

#YEA!paketaushqimore #YEA!kunder´urise #YEA!socialactivities #YEA!2020

 

Leave a Reply